Abetarja Kuranore

Shpërndaje

abetarja kuranore
abetarja kuranore

Abetarja Kuranore

Lavdërimet e plota i takojnë vetëm Allahut, kurse paqja dhe lavdërimi
i Allahut qofshin mbi Profetin e fundit, zotërinë e njerëzimit,
Muhamedin.
Falë Zotit të Madhërishëm, u kompletua ky libër, i cili është një
përpjekje modeste për ta ndihmuar çdo musliman të mësojë ta lexojë
Kuranin fisnik. Libra të tillë ka shumë, mirëpo, megjithatë, ne e pamë
të nevojshëm botimin e këtij libri për arsyet e mëposhtme:

  1. Lloji i shkrimit që është përdorur në disa nga këta libra ndryshon
    nga ai që gjendet nëpër mus’hafe, gjë që ua vështirëson nxënësve
    kalimin prej atij libri në Kuran. Ne kemi përdorur llojin e shkrimit që
    përdoret në Mus’hafin e botuar në Medinë, i cili ka përparësi të
    shumta dhe është më i përhapuri në botë.
  2. Shumë prej atyre librave kanë mangësi.
  3. Metoda e mësimit në disa nga këta libra është e vështirë.
  4. Këtë libër e kemi pasuruar me shembuj të mjaftueshëm nga Kurani
    fisnik dhe me një shtojcë për ushtrimin e shkrimit, e cila ka rëndësi të
    veçantë, ngase e ndihmon nxënësin t’i ngulitet në kokë ajo që e
    mëson.
  5. Shkronjat arabe që nuk ekzistojnë në alfabetin e gjuhës shqipe,
    gjatë transkriptimit, i kemi shënuar me shenja dalluese, po ashtu edhe
    zanoret e gjata.
  6. Ky libër është tejet i përshtatshëm dhe i lehtë për t’u mësuar.
    Dëshirojmë t’jua bëjmë me dije se mësimi i leximit të Kuranit me
    përpikëri është detyrë për çdo musliman dhe po ashtu për prindërit
    që t’ua mësojnë fëmijëve të tyre.
    Lusim Allahun e Madhëruar t’i shpërblejë me Xhenetin Firdeus të
    gjithë ata që ndihmuan në përpilimin dhe botimin e këtij libri dhe ata
    që do të punojnë me të.

Vlera e leximit të Kuranit fisnik
Kurani fisnik është fjala e Allahut të Lartësuar. Leximi i tij është gjëja
më e mirë që e shqipton gjuha.
Allahu i Lartmadhërishëm thotë:
ِ
“Ata të cilëve ua kemi dhënë Librin dhe e lexojnë ashtu siç është
shpallur, ata besojnë vërtet në të.” (Kurani, 2:121)
Në vijim po i paraqesim disa thënie të të Dërguarit Muhamed *صلى الله عليه وسلم
lidhur me Kuranin:
“Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të
tjerëve.” [Buhariu]
“Ai që e lexon Kuranin, duke qenë i përpiktë në leximin e tij, është nën
përcjelljen e melekëve shkrues, fisnikë dhe bamirës, ndërsa ai që e
lexon atë duke pasur vështirësi gjatë leximit, i ka dy shpërblime.”
[Buhariu dhe Muslimi]
“Me të vërtetë, Allahu i Madhërishëm i lartëson me këtë Libër disa
njerëz dhe i poshtëron disa të tjerë.” [Muslimi]
“Lexojeni Kuranin, sepse ai do të vijë ndërmjetësues për lexuesit e tij
në Ditën e Kiametit.” [Muslimi]
“Ai që e lexon një shkronjë nga Libri i Allahut të Madhëruar, ka një
shpërblim i cili shtohet dhjetëfish. Nuk them se elifi, lami dhe mimi
janë një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami një shkronjë dhe
mimi shkronjë më vete.” [Tirmidhiu]


“Lexuesit të Kuranit i thuhet: Lexo dhe ngrihu lart (në Xhenet), lexo
ashtu si e lexoje në dynja, sepse ti do të ngrihesh vazhdimisht duke e
lexuar atë deri në ajetin e fundit që do ta lexosh.” [Ebu Davudi,
Tirmidhiu dhe Nesaiu]
“Vërtet, ai i cili në brendinë e tij nuk ka asgjë nga Kurani është si
gërmadha!” [Tirmidhiu]
“Të dy prindërve të atij që e lexon Kuranin dhe punon në përputhje me
atë që përmban ai, Allahu do t’ua vërë një kurorë në Ditën e Kiametit,
drita e së cilës do të jetë më e mirë se drita e diellit në këtë botë. E
ç’mendoni, vallë, për atë që punon sipas tij?!” [Ebu Davudi]
Këto ajete, hadithe e shumë të tjera të ngjashme me to tregojnë
vlerën e mësimit, leximit dhe zbatimit të Kuranit Fisnik.


Shpërndaje

Pin It on Pinterest

Share This